2024 – FORCA E ZGJIMIT

Së pari vjen revolucioni i brendshëm – në zemrën e njeriut
Pas tij vijon pasqyrimi jashtë që shfaqet si rezultat i drejtë.
Lumenjt e vdekjes përzihen me lumenjt e jetës për të formuar një oqean dhembshurie.
Mos u mohoftë e mos u braktistë asnjë shpirt dhe asnjë fëmijë në këtë  botë!

Një tjetër cikël i Tokës me Diellin. Një vit tjetër kalon dhe një i ri fillon. Një cikël qe përsëritet ndërmjet dritës dhe errësirës, ​​jetës dhe vdekjes, zgjerimit dhe tkurrjes.

Nga një farë rritet një pyll i tërë, dhe pylli vetë e riprodhon farën. E megjithatë, çdo vit lihet diçka pas, ndërkohe që çdo vit që vjen sjell mundësi të reja.

Edhe numrat që ndryshohen me hyrjen e vitit te ri, na ofrojnë informacione rreth temave që do nxiten nga vibrimi i frekuencave të tyre  po ashtu edhe se si ato do të ndikojnë në gjëndjen shpirtërore të ndërgjegjes kolektive. Natyra abstrakte e numrave u jep atyre aftësinë për të depërtuar në jetën tonë. Si jeta vetë që rrjedh paralelisht me sferën metafizike dhe luan rolin e vet në shpalosjen e fatit njerëzor.

Njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për rëndësinë dhe lidhjen e drejtpërdrejtë që ka niveli i tyre ndërgjegjesor me rezultatet e gjërave dhe preferojnë të profetizojnë sesa të marrin përgjegjësi. Duket sikur njerëzimi në tërësi po bëhet gjithnjë e më letargjik dhe po i nënshtrohet forcave të algoritmeve që nuk janë prejardhja e tij.

 2024 ka potencialin të jetë një vit shumë vendimtar. A do të zgjedhin njerëzit kolektivisht të vazhdojnë t’i nënshtrohen në mënyrë pasive forcave kontrolluese të mendjes kolektive? Apo do të shndërrohet era e zgjimit në një stuhi që do të trondisi tokën dhe qiellin aq fort sa zjarret e zemërimit dhe të hakmarrjes të shpërthejnë për të çliruar veten nga forcat e padukshme kontrolluese. Kështu që  të mund te rizbulojmë dhe rifitojmë aftësinë për të marrë vendime të bazuara në vullnetin e lirë.

„Personi i fjetur zgjohet vetëm kur goditet rëndë në kokë.“

(SGGS p/ang 1418 M3)

Frymëzuar nga një frazë e një fisi të lashtë: “Ne nuk këndojmë ‘mbi’ mal ose ‘për’ malin – ne i këndojmë malit”.

Këtu i këndoj numrave. Ose më mirë të themi, i lashë numrat të këndojnë këngën e tyre.

Numrat që flasin për vitin 2024 janë 4 [në 24], 6 [2+4 = 6] dhe 8 [2 + 0 + 2 + 4 = 8].

Të gjithë numrat çift 4, 6 dhe 8 [përfshirë numrin 2, që bie dy herë në vitin 2024] konsiderohen numra femërorë. Pra, viti 2024 është një vit në të cilin flet dhe dëgjohet zëri kolektiv femëror.

Lexuesit mund t`i referohen tekstit të vitit 2022 “Një moment mutacion”, të  cilin e gjeni këtu në faqen e internetit. Në veçanti, cilësia ose/ose  e 4-s dhe shprehja e luftës ndërmjet frikës dhe besimit që përfaqësohet nga 6-ta, janë tema që do të spikasin më shumë në vitin 2024.

Për pjesën më të madhe të vitit 2023, shumë njerëz kanë pyetur dhe madje kanë kërkuar – kur do të mbarojë? Edhe sa humbje jete më, sa vuajtje, sa trauma e dhimbje, mundime dhe frikë duhet të durojmë dhe të dëshmojmë?
Por perëndesha e luftës është e fuqishme dhe ka një oreks të madh.
Dhimbja e shenjtorit dhe plaga e luftëtarit rrjedhin gjak nga dhembshuria për botën.
Mos vallë lutja jonë nuk është e fortë mjaftueshëm, jo mjaft kolektive?
Mos është besimi ynë i dobët, apo na mungon bindja e vendosmëria?
Mos jemi shumë të mpirë nga tronditjet që kemi përjetuar?
Kjo nuk është aspak një kohë për të qenë mosprfillës. Është një kohë për të marrë përgjegjësi.
Nuk është një vit shpresëdhënes, por një vit gjatë së cilit duhet të marrim vendime të qarta.
Përndryshe, rrethanat do vendosin për ne, dhe ky është një vijim i paracaktuar për të cilin më vonë do pendohemi.
Qofshim të bekuar me atë përballje të butë që do t’i jepte fund konfliktit.
Nëse nuk zgjohemi brënda vetes, nuk do të ketë zgjim në botën përreth nesh.
Ky tekst është shkruar me bindjen dhe besimin absolut se e vërteta është e pamposhtme e mbizotëron.
Siç shprehet në mantrën:

‘Sat Sri Akaal’ – E vërteta është e madhe dhe e pavdekshme.

Asgjë nuk mund ta shkatërrojë të vërtetën. Është vetëm çështje kohe deri sa e vërteta t’i imponohet ndërgjegjes tonë e ta tejpershkojë atë.
Të gjitha gënjeshtrat do të shkatërrohen dhe të gjitha sekretet e te fshehtat do të zbulohen.
Vetëm thelbi i shpirtit tonë në thellësi të vetvetes mund të na japë mbështetje në stuhitë e ardhshme.
E vërteta u përket numrave 4 dhe 6.

Un jam 4

Un jam sythi i zgjimit
Thelbi i zemrës tënde
Burimi i dhimbjes dhe i dashurisë tënde
Barometri i brëndshëm i realitetit tënd
Kompasi i të vërtetës në kraharorin tënd
Guri i provës së ndërgjegjes
Zëri jot i brëndshëm shpirtëror
Kupa që pëmban shpirtin deri sa të mbushet e të rrjedhë
Un jam 4.
Si një syth
Mbaj përbërnda farat e inteligjencës mistike
Jam hapi i parë drejt ndergjegjësimit tënd
Shpella në të cilën ti tërhiqesh e strehohesh kur jeta të duket e rëndë
Depozita e traumave të tua
Kujtime rreth tradhëtisë
Un jam 4
Të sjell bekim nëpërmjet konfuzionit
Që ti ta gjesh realitetin në brëndësinë tënde
Un jam burimi i kuriozitetit tënd
Jam të ndjerit e mundësive dhe shanceve
Un jam 4
Plaga e përjetimeve të akumuluara
E mbaj në krahët e mia foshnjën tënde, shpirtin tënd
Në përqafim embrional, deri sa te mari hov
Un të pregatis për lindjen e dytë
Për lindjen e qënies tënde autentike
Un jam 4
Un t’i inicioj kontraktimet
Un jam momenti
I dhimbjeve të lindjes
Un jam 4
Un jam ajo të cilës ti mund t’i dorëzosh te gjitha dyshimet dhe dilemat me të cilat ti lufton
E pikërisht këtu fillon besimi jot
Un jam lutja jote
Un jam në shërbim të zhvillimit tënd
Un jam 4
Un jam hapësira bërnda së cilës kristalizohen vendimet
Po të thërras të zgjedhësh veten tënde origjinale
Un jam mirënjohja prej së cilës lind bujaria
detyrimin ndaj te vertetes.
Fillimi i dashurise pa kushte.
Un jam katra.

Tani flet 6-ta

Unë jam mamia e shpirtit
Jam unë që ta zhbllokoj kafazin dhe të hap drejt botës
E përballoj tronditjen ashtu siç edhe tronditem
Lakuriq, e ekspozuar dhe e papërpunuar
Unë jam 6
Bukuri që mahnit
Qartësi që befason
Shpërthime të vetëdijes
Unë jam 6
Nëpërmjet meje ti përballesh me të ardhmen
Nëpërmjet meje ti njihesh me realitetin më të madh
Unë jam 6
Unë të udhëzoj drejt së ardhmes
Unë të sjell intuitën
Unë jam heshtja me zërin e lartë
Që të zgjon me ulërimën e saj
Unë jam 6
Unë jam frika dhe besimi
Ajo betejë për besnikërinë ndaj shpirtit tënd
Unë të bekoj duke të sjellur në konflikt
Derisa të përballesh me frikën tënde më të madhe
Unë jam besimi për ta bërë të mundur këtë
Unë jam 6
Frika nuk është për t’u frikësuar
Besimi nuk është që të bëhesh i verbër
Unë të tërheq prapa që të ruaj nga rreziqet
Por edhe të shtyj përpara që të guxosh të bësh hapin e parë
Unë jam stuhia që të detyron të bëhesh
Unë jam 6
Shpata e pashmangshme e drejtësisë
Në këtë botë dhe përtej saj
Unë jam pasojat e vendimeve që merr dhe e sjelljes tënde
Jam qartësia e mprehtë që të shkund nga hipnoza
Momenti i pashmangshëm që nuk pret deri sa të jesh gati
Unë jam 6
Këmbana e alarmit urgjent
Tingëlloj para teje duke të bërë thirrje të marrësh frymë akoma më thellë
Nëse nuk më konsideron
Lufta të cilën refuzon do të zhvillohet në kraharorin tënd
Unë jam mushkëritë e tua dhe poret e lëkurës tënde
Unë të ofroj lirinë
Nga burgu i besimeve tuaja kufizuese dhe të rreme
Unë jam 6
Unë të ofroj intuitën
Kështu që ju të mos ngutesh për të hyrë para kohe në përballje
Por kur të jetë pjekur koha
Unë jam 6


Ne jemi 4 dhe 6

 

Së bashku ne jemi një totalitet
Jemi zgjimi i sythit të së vërtetës në thellesi të brëndësisë tënde
Që i shërben lulëzimit të ndërgjegjësimit tënd
Ndërgjegjësimi është një lulëzim i përhershëm dinamik
Ne jemi fryma e ndërgjegjes
Fryma e Hyjnisë së gjallë
Ne jemi 4 dhe 6
Ne jemi dashuria e Hyjnores dhe frika ndaj Hyjnores
Dy anët e një monedhe të artë
Që dashuria mos të jetë naive
Dhe frika të të zgjojë më tepër sesa të paralizojë
Ne jemi 4 dhe 6
Së bashku jemi boshti i lirisë
Shpirti i njerëzimit të zgjuar
Një tronditje e butë dhe një butësi tronditëse
Dimensioni kuantik i mutacionit
Ne jemi 4 dhe 6
Sythi dhe lulja të shkrira me njëra tjetrën
Ne ofrojmë të ardhmen
Ne sfidojmë dogmat
Ne thyejmë muret e iluzioneve të mendjes
Prekja e brëndshme dhe ajri që thithim janë njësh
Ne çojmë të sotmen tek e vërteta
Dhe të vërtetë tek e ardhmja
Ne jemi 4 dhe 6
Ne jemi të kujtuarit
Rimbledhja e përhershme e shpirtit tënd
Ne të mundësojmë
Që të njohësh vetveten tek tjetri
Dhe të njohësh tjetrin brënda vetes tënde
Ne jemi shkrirja dhe ndarja
Bërthama nukleare dhe drita shpërthyese
Presioni i brendshëm dhe plasja hapurazi e shpërthimit
Ne jemi 4 dhe 6
Ne përqafojmë zemrën tënde
Me të vërtetën e dashurisë
Për t’i bashkangjitur mëndjes tënde
Dashurinë e së vërtetës
Ne jemi drita e ditës së shpirtit tënd
Në natën e errët të tij
Ne jemi 4 dhe 6
Shenjtori dhe Luftëtari
Ne tregojmë të dy faqet
Ne përballemi me momentin
Me të vërtetën dhe qartësinë
Ne jemi momenti i përballjes
Ne jemi lutja dhe përgjigja
Zgjedhja dhe pasoja
Ne jemi ato që mbajmë universin në lëvizje të përhershme
Nga bërthama e qetësisë tonë të brendshme
Ne jemi 4 dhe 6
Ne të bëjmë thirrje që të ndalosh dhe të jesh me momentin
Që momenti të jetë me ju
Ne jemi 4 dhe 6


Un jam 8

 

Unë jam oqeani i pafund
Me thellësi të pamatshme
Unë jam koha pa kohë
Përtej kohës
Unë të jap kohë të kufizuar
Unë jam 8-shi i pafund
Unë jam jeta përtej jetës
Të gjithë lindin nëpërmjet meje
Të gjithë vdesin nëpërmjet meje
Unë eliminoj për të ndriçuar
Unë jam 8
Njihem si forca dhe fuqia
Prana, chi, rrjedha
Që përdoret dhe abuzohet
Për të krijuar dhe shkatërruar
Shumë janë ata që përpiqen të më kontrollojnë
Por unë i mbijetoj të gjitha
Unë jam 8 e përjetshme
Energjia që shëron
Spastruesi i madh
Tsunami
Që rrëzon të gjitha strukturat e përkohshme
Dallgët që jua sjellin plehrat e juaja deri në breg
Unë jam 8
Nëna e dhembshur
Që ju mbush zemrat deri në tejmbushje
Që ju heq vuajtjet
Ndonjëherë nëpërmjet vdekjes
Të ardhurit dhe të shkuarit
Lumenjtë dhe shiu
Unë jam 8
Unë nuk jam këtu për veten time
Jam forca brenda simbiozës
Unë ruaj ndërlidhjen
Ndërmjet të gjithëve e gjithçkaje me gjithçka
Të parë e të paparë
Unë jam 8
Natyra ime e mirëfilltë është të lidh
Për të lidhur polaritetet
Edhe pse jam mësuar të ndaj
Ngjyrosur me helmin e polarizimit
Thellësia ime e pafund përtej kohës dhe hapësirës
Do t’i mbijetojë këto lojëra të cekëta
Koha më përket mua
Pa mua nuk ekziston asnjë e asgjë
Të gjithë e gjithçka noton në oqeanin tim
Lulëzon a mbytet në të
Unë jam 8
Dhembshuri pa kushte
Dhembshuri për të gjithë
Ndonjëherë brutale si një stuhi
E ndonjëherë e butë si vesa e mëngjesit
Unë jam 8
Unë mbaj ekuilibrin e forcës
seksuale, sensuale, të ndjeshme dhe shpirtërore
Unë jam 8
Unë jam perëndesha Kali me oreks të madh
Perëndeshë me 8 krahë
Që mban mjetet e luftës dhe të paqes
Të vuajtjes dhe të shërimit
Unë jam 8
Urtësia e mençuria e gjyshes
Unë balancoj ekonominë
Unë jam bollëku i mirëqënies
Nëpërmjet meje mbushet boshlliku
Dhe zbrazet e mbushura
Unë jam nëna e Tokës së Madhe
Dhe vetë Toka
Unë jam 8
Unë sjell vërshimet e pasionit, emocionit dhe dhembshurisë
Jeni ju që duhet të mësoni të notoni
Unë jam 8

Kujdesu për shtëpinë e zemrës tënde. Ka hajdutë që do duan të ulen në atë vend.
Ka të tjerë që do të përpiqen të grabisin dijenitë e çmuara në thellësi të brendësisë tënde.
Nëse këta hajdutë do arrijn të depërtojnë deri në shtresën tënde më të thellë, atëherë ti vetë do të bëhesh hajdut.

Mbaje mendjen zgjuar dhe qëndro i vetëdijshëm tani, o vëlla i fatit.
Ke qenë i shkujdesur dhe e ke shpërdoruar jetën; E ke lën shtëpinë tënde të plaçkitet nga hajdutët. ||1||Pauzë ||

(SGGS 339-11 kabIr jI)


Nepermjet 4 tek 6

 

Dashuria, mirënjohja, lutja, besimi, përkushtimi, angazhimi, vërtetësia dhe shërbimi.
Nëse i refuzojmë këto cilësi, atëherë do na zgjohen dyshime dhe do lindin konfuzione të një niveli shumë themelor.
Kjo do të thotë se ekziston rreziku i anashkalimit të zemrës; duke e lënë atë në një gjendje të ftohtë apatie dhe paralize.
Gjendja e të qënit vërtet neutral duhet të stimulohet dhe të zgjohet.
Fokusi më i mirë për të ruajtur besimin është ai ndaj shpirtit.
Mirënjohja që do jesh i aftë të ndjesh për vetë ekzistencën tënde, do të të sjellë pasuri të vërtetë.
Lutja është gjuha e zërit të ulët e të qetë brenda teje – këtë vit ky zë dëshiron të flasë dhe lutja e tij është për paqe.
Vënja e vetes në shërbim do të nxjerrë nga qorrsokaku, nga gropa jote e zezë; përtej vetes tënde të vogël.
Ndershmëri do të thotë që së pari të lejosh shpirtin tënd të të dojë, dhe më pas të japësh dhe të marrësh dashuri ndërmjet gjithckaje.
Dashuria është një bazë neutrale që mundëson reagimi spontan të natyrshëm.
Zgjimi është si të jesh në dashuri. Duaji të gjithë, mirëpriti të gjithë, përqafoi të gjithë, shërbei të gjithëve.
Kur sythi i zemrës zgjohet nga presioni i mjaftueshëm brenda tij, atëherë ai shpërthen.
Të zgjohesh nga brenda do të thotë të duash natyrën tënde të vërtetë, që është vetë dashuria.
Të duash natyrën tënde të vërtetë do të thotë ta njohësh atë gjithkund ku hedh vështrimin.
Të njohësh natyrën e vërtetë të të gjitha qenieve do të thotë të njohësh dashurinë që fshihet pas dhimbjes.
Zgjimi i sythit të së vërtetës së brendshme çon në lulëzim të vetëdijes.
Vetëdija është një lulëzim i përhershëm dinamik.

Ka mjedise, kontekste, rrethana dhe shoqëri brenda të cilave ne biem preh e hipnozës së iluzionit (Maya).
Po ashtu ka edhe mjedise brenda të cilave na dhurohet shansi të zgjohemi dhe të kujtohemi në natyrën tonë të vërtetë dhe origjinale. Kërkohet vigjilencë e lartë nëse dëshirojmë e synojmë zgjimin.
Së pari duhet të marrim vendim të mësojmë si të shoqërohemi me ndërgjegjen. Pasi ta kemi mësuar këtë do mund të bëhemi të aftë t’i bëjmë shoqëri të tjerëve.

Ata që janë të përkushtuar ndaj së Vërtetës mbeten zgjuar dhe të vetëdijshëm natë e ditë.

Ata nderohen në Gjykatën e Vërtetë (Hyjnore) ||1|

(SGGS ang/p 110 M3)


Dhe 6

Liria dhe përgjegjësia, drejtësia dhe konflikti, sekretet dhe dalja e tyre në shesh, artet dhe bukuria, romanca dhe frika, besimi dhe fati, rreziku i krizës ose hiri i mundësisë.

– Heshtja, të dhe britmat e të shtypurve – Ndalo, vetëm ndal! Të jesh, thjesht të jesh!
– Muzika dhe këngët e atyre që nuk dorëzohen kurrë
– Konflikti në lidhje me lirinë dhe drejtësinë
– Intensifikimi i konfliktit mbi burimet dhe tokat, ose lirimi dhe disponueshmëria e tokës
– Përballuni me padrejtësitë tuaja përpara se të përballeni me padrejtësinë në botë
– Përballuni me konfliktin e brendshëm që të mund të përballeni me konfliktin në botë.
– Luftëtarët ekologjik do të ngrihen edhe një herë në luftë; do të luftojnë “për një të ardhme” apo thjesht “kundër sistemit”
– Të papritura befasuese dhe ndjesi urgjence; nga ana ekologjike dhe nga ana e grave
– Surprizoni botën përreth jush ose do të jeni në një surprizë
– Ndjenja e përgjegjësisë e nxitur nga frika ose nga besimi i informuar
– Bërthamore: shpalosja e aftësive krijuese të të shprehurit
– Shprehje personale e artit të zemrës
– Shprehje kolektive të pakujdesisë ose ndjenjës së përbashkët të përgjegjësisë
– Zgjimi shpirtëror – i bazuar në qartësi, ose asgjë veçse një ëndërr
– Akte befasuese më të mëdhaja terrori e mashtrimi
– Paqe përshkak të frikës dhe frikë nga paqja, ose paqe nëpërmjet besimit dhe besim në paqe
– Akte altruizmi të papritura të rastësishme
– Vallëzoni frikën tuaj derisa të sjellë paqe në tokë
– Tendenca e vazhdueshme e të menduarit në terma tragjike, krize dhe fatkeqësie sjell faktikisht fatkeqësi.
– Ose zhvilloni aftësinë për të transformuar lëvizjen e momentit në shanse dhe mundësi.


Rreth 8

Teta domethënë energji: zakonisht në formë pushteti, paraje apo seksuale. Në formë subtile ajo domethënë prana dhe dhembshuri. Në format materiale shfaqet si ushqimi dhe uji.
Temat e ndërlidhura me të janë: fuqizimi ose çfuqizimi, energjia e lirë ose e shtrenjtë, autoriteti i vërtetë ose shpërdorimi i autoritetit, shërimi, pastërtia, dhembshuria, bollëku, rrjedha dhe lidhja e pafund. Është një luftë midis abuzimit të pushtetit kur ai konsiderohet si pronë vetjake, dhe përdorimit të rrjedhës së fuqisë së pafund për të fuqizuar të tjerët.

E gjithë kjo mund të marrë rrugën ose drejt lidhjes me planin e dhembshurisë ose të thellimit më tej në urinë për pushtet. Natyrisht kjo do të varet nga qëndrimi dhe ndërgjegjja jonë individuale dhe kolektive.
Gjendja e përgjithshme e 8 kërkon të ruajë ekuilibrin e forcave. Kjo lidhet me një instinkt natyror për të gjetur harmoninë e cila, kur lidhet me cilësitë e 8 dhe 6, pretendon shprehjen e drejtësisë ekonomike dhe mjekësore. Ndërsa disharmonia nga ana tjetër, do të nënkuptonte një zgjerim të hendekut deri në pëmasat e një krize të padurueshme. Për shembull, kur forcat kundërshtare në politikë paralizojnë vendet, njerëzit mund ta përdorin këtë situatë që të mësojnë të komunikojnë dhe të bashkëpunojnë me njëri tjetrin për t’i shërbyer tërësisë më të madhe.

Vetëdija kolektive është në mënyrë ideale një kombinim i frikës së duhur dhe ndjenjës së përgjegjësisë.
Kjo influencon negociatat globale në çështjet e luftës për pushtet, abuzimin e pushtetit dhe përpjekjet e vazhdueshme për t’i mbyllur gojën komuniteteve që përpiqen të vetëfuqizohen dhe që synojnë lirinë e të shprehurit.
Valët globale të goditjeve ekonomike dhe shëndetësore po bëhen më të mëdha dhe godasin më fort.
Një tension i tillë i lartë, në shkallë globale, është një recetë për grupe njerëzish që të guxojnë të marrin një qëndrim dhe të rrezikojnë jetën e tyre për një botë më të mirë.


Rrjeti i merimangës

Ne nuk mund ta lëmë eksplorimin këtu pa hedhur një vështrim mbi qeniet me natyrë të ngjashme me 8.
Këto janë Merimangat, Oktapodët dhe hyjnitë femërore [të tilla si Gaitri, Durga, Neith, Arachne].
Për këtë rast le të përqendrohemi te merimanga dhe rrjeta e saj. Ju mund të mendoni edhe rreth të tjerave nëse gjeni kohën.

Merimangat kanë një lidhje të fortë me 8. Përveç 8 këmbëve, ato kanë edhe 8 sy dhe mund të thurin 8 lloje rrjete mëndafshi. Pastaj është natyra fraktale e rrjetës së tyre. Ato kanë aftësi të shohin në rrezen ultravjollcë të spektrit; përtej spektrit të kufizuar që na imponon fusha magnetike/mendore.
Interesante është edhe lidhja e tyre me fuqinë shëruese të 8. Rrjetat e merimangës janë përdorur tradicionalisht për të mbuluar plagët pasi përmbajnë veti antivirale dhe antimykotike.
Rrjeti është mjaft i fortë për të kapur, fshehur dhe mbrojtur, por edhe për të burgosur. Megjithatë po aq transparente, e brishtë dhe e dobët, lehtësisht e thyheshme nga ne.
Në dijenitë shpirtërore 8-ta përfaqësohet nëpërmjet Trupit Pranik dhe rrjetit të 72,000 Nadi-ve, kanaleve nëpërmjet të cilave rrjedh rryma jonë e jetës [prana/chi/energjia].
Është një rrjet shumë i ndjeshëm i linjave energjetike me kryqëzime të panumërta lidhjëse; si pikat e meridianeve. Truri ynë gjithashtu përmban struktura të ngjashme me ato të një rrjete të ndërthurur e cila rregullon lidhjet sinaptike.
Ne jemi secili një mikrokozmos i makrokozmosit.
Prandaj ky rrjet linjash, fijesh, dhe pikash kryqëzuese është gjithashtu një fenomen universal.
Nuk do jetë e mundur të bëni dicka dhe të mos zbulohet eapo vihet re nga shumë shtresa të tjera të rrjetit.
Çdo ndryshim që ndodh në rrjetin tënd të brendshëm do mund të ndihet dhe të ndikojë në të gjithë rrjetin përreth teje.
Çdo ndryshim në rrjetin e gjerë përrreth teje do mund të ndihet nga ty dhe të shkaktojë një efekt brenda teje.
Kështu ka ndodhur gjithmonë në nivele subtile.
Tani rrjeti shumëdimensional i botës, madje i gjithë Kozmosi po bëhet gjithnjë e më i dukshëm.
Ai po shkarkohet, shtrihet e materializohet, nga fusha ndërgjegjësore nëpër fushat shoqërore dhe materiale të jetës sonë. Kjo e bën më të mundur ndërhyrjen dhe përpjekjen për të kontrolluar e mbizotëruar rrjedhën.
Beteja për të kontrolluar këtë rrjedhë ekziston që prej mijëra vjetëve.
Rrjedha në vetvete është thjesht energji e pastër, si edhe rrjedha e energjisë elektrike.
Rrjeti përbëhet nga kanale dhe përcjellës të cilët përcjellin dhe filtrojnë rrjedhën e energjisë.
Çdo individ është një koleksion pikash kryqëzimi.
Kontrolli i rrjedhës bëhet me qëllim që të kontrollohet individi.
Kontrolli nënkupton ndër të tjera rregullimin e intensitetit, fuqisë, vëllimit, cilësisë dhe përmbajtjes së tij.
Teknologjia moderne bën të mundur kontrollin e këtyre kanaleve në distancë duke e bërë të padomosdoshme praninë fizike.
Është më efikase në shpenzimin e kohës, energjisë dhe parave.
Për më tepër, kontrollet mund të ushtrohen pa u parë dhe njohur dora që kontrollon.
Është e mundur që unë të monitoroj dhe rregulloj sendet në shtëpinë time nga një distancë.
Në të njëjtën mënyrë është po aq e mundur që një person tjetër, i panjohur, të kontrollojë jetën time, mendjen time, nga një distancë.
Cilësia dhe përmasat e shtrirjes së menaxhimit të internetit, të cilën disa mund ta quajnë Matrix, po depërton në çdo fushë të jetës sonë.
Ato që më parë dukeshin se ishin sfera, domene, zona të ndara të jetës sonë, tani po shfaqen në natyrën e tyre të ndërthurur.
Ne kemi rënë brenda grackës së një rrjeti multimedial të mbikqyrjes, gjurmimit dhe monitorimit.
Sa më shumë vëzhgojmë, aq më shumë jemi të vëzhguar.
Në emër të mbrojtjes jemi kthyer gjithsesi në të burgosur.
Mbështetur nga satelitët, 5 G, mbledhja e të dhënave, algoritmet, dixhitali software dhe hardware, së bashku me aplikacionet e mediave sociale, e kështu me radhë, që të gjitha shërbejnë për të mbështetur disponueshmërinë dhe cënueshmërinë tonë ndaj manipulimit.
Zakonet tona të blerjeve, statusi financiar, të dhënat mjekësore, pikëpamjet politike, përkatësia fetare, preferencat e argëtimit, zgjedhjet e medias, rutinat dhe mënyrat e udhëtimit, etj, janë të gjitha të lidhura më haptazi dhe dukshëm së bashku.
Si rezultat, liria jonë për të lundruar në internet, për të lëvizur lirshëm në botë dhe për të vepruar lirisht në fusha të ndryshme të jetës, do të varen gjithnjë e më shumë nga vendimet e marra nga ata që kontrollojnë kanalet.
Nëse nuk luajmë sipas rregullave të caktuara në një zonë të internetit, atëherë do e gjejmë veten të kufizuar në zona të tjera të internetit.
Ashtu si merimanga që thur rrjetën e saj, një fije në kohë pothuajse pa u vënë re fare derisa ta ketë shtrirë plotësisht vellon, ndërkohë ne do jemi përfshirë plotësisht.


Momente qartësie – 6

6 ofron shpatën me të cilën mund të kalohet nëpër ueb.
Edhe pse 6 është një numër më i vogël se 8, duke qenë i përfshirë brenda tij, mbart megjithatë një sekret në vetvete.
Nëpërmjet 6, harkut të padukshëm hyjnor – sipas dijenive spirituale të yogës, ekziston një mënyrë për të shpuar rrjetën e matrix së 8-tës. 6 lidhet me intuitën tonë, me lobin frontal, neokorteksin, gjëndrën e hipofizës.
Është shqisa e 6-të, syri ynë i tretë, aftësia për të parandjerë.
Zhvilluar përmes praktikës së gjatë dhe të thellë të meditimit.
Shndërrimi i frikës e ankthit në vigjilencë e i panikut në prani.
Me praktikë intensive dhe të rregullt ne mund të mësojmë të hyjmë në hapësirat e lira të rrjetit.

Kjo kërkon çlirimin e vetes nga varësitë, nga ndjenja e rreme e sigurisë, pritshmëritë, shpresat, paragjykimet, opinionet dhe gjithë nëntekstet që i shoqëron ato. Do të thotë, lërini këto gjëra të vdesin, së bashku me identitetin e përkohshëm që i mban ato në vend.
Kërkohet mundja e frikës nga vdekja dhe përdorimi i gjendjes së frikës për të fuqizuar veten në praninë e të tanishmes
Kur ndalojmë së fokusuari në përmbajtjen që shohim dhe ndalojmë të qënit të zënë me proceset që përjetojmë, atëherë do përjetojmë momente qartësie.

(Shënim: pikat e kryqëzimit janë përmbajtja, pikselët dhe fijet janë ndjesitë).
Ekziston një inteligjencë shumë më e madhe se sa rrjeti i web-it.
Nëse nuk do të kishte një bazë, infrastrukturë thelbësore paraprake, atëherë nuk do të kishte asgjë mbi të cilën të formohej e bazohej ky web.

Dimensioni energjik oqeanik i 8-ës vepron si një pasqyrë për natyrën narcisiste të egos.
Qartësia e mprehtë dhe zgjuese e 6-ës mund ta bëjë transparente projeksionin e egos.
Në këtë mënyrë ne mund të deshifrojmë filmin që shfaqet para nesh, të shikojmë përtej pasqyrës, velit të Mayas, përtej fushës së mendjes e do mund të lexojmë nivelin parësor dhe subtil të informacionit. Do mund të shikojmë të padukshmen, të njohim të panjohurën, të dëgjojm të padëgjueshmen, të flasim të pathënshmen.


Për sa i përket Vetes:

Duke qënë se identiteti i egos është i rremë për shkak të natyrës së tij të përkohshme, në këtë sens nuk ka Un.
E megjithatë ka një Un – një vete në krijim.
Nuk ka rëndësi as destinacioni e as cilësia e udhëtimit, por cfarë bëhesh ti gjatë këtij udhëtimi.
Turpi zëvendëson i përulësinë. Një njësi matëse relative e vetvetes në vend të asaj absolute.
Krenaria, gjithashtu një njësi matëse relative, zëvendëson dinjitetin; dinjiteti vjen duke ju përafruar parimeve të përjetshme.
Maya nuk është një iluzion, ajo prodhon iluzion duke na dëmtuar e korruptuar shqisat tona.

Ai që i përkushton vëmendje thelbit të realitetit mbetet zgjuar dhe i vetëdijshëm.
Ata vrasin vetëm mendjemadhësinë e tyre dhe askënd tjetër. ||3||

SGGS ang/p1128 M3